
Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të politikanit e mjekut Sabit Brokaj. Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër. I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit.”
Sabit Brokaj u nda nga jeta, të dielën, në moshën 78-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.