Presidenti llir Meta i kërkoi institucioneve shtetërore të zbatojnë ligjin gjatë periudhës zgjedhore.
Përmes një letre dërguar dërguar atyre, Meta shkruan se gjatë zgjedhjeve të mëparshme janë vërejtur shkelje të ligjit dhe shpërdorimit të funskionit public.
Meta i kërkoi këtyre institucioneve të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit dhe gjithashtu të merren masa për ndëshkimin e atyre që e shkelin.
“Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi, etj, që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janë në kundërshtim të hapur me ligjin, të kujtdo punonjësi, funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.”
Meta shprehet se të gjithë institucionet duhet të marrin masat për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt.