Presidenti Ilir Meta deklaroi se ligjin për Metrologjinë nuk duhet miratuar pasi është antikushtetues dhe dëmton taksapaguesit.
Gjatë një konference me gazetarët, Meta theksoi sërish se ligji synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste.
“Po theksoj rëndësinë e mosmiratimit të një ligji të tillë që dëmton rëndë të gjithë qytetarët. Duhet ndjekur penalisht hartuesit dhe propozuesit që marrin iniciativën për të çuar në majat më të larta korrupsionin legjislativ. Ai synon të ligjërojë një skenë për qëllime klienteliste. Përmes këtij ligji shteti heq dorë tërësisht nga një shërbim publik. Qeveria i propozon kuvendit që ti japë me ligj të drejtën e të gjithë instrumentave matës të hidrokarbureve.”
Një ditë më parë, Meta i kërkoi SPAK të hetojë mbi këtë ligj dhe propozuesit e saj. Ai e ktheu për rishqyrtim këtë ligj në Kuvend me argumetin se shkel Kushtetutën.