Presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi, të infektuar me Covid-19, mesditën e 30 qershorit.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi:
´Tepër e dhimbshme dhe shokuese humbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor.
Kjo është humbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pandemi, që tregon se jo vetëm rreziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër serioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë.´
Presidenti i bëri apel qeverisë dhe institucioneve shëndetësore që të garantojnë masa mbrojtëse për gjithë stafin mjekësor, të cilët rrezikojnë jetën për t´i shërbyer qytetarëve.
Po ashtu, Meta i kujtoi qytetarëve rëndësinë e zbatimit të masave anti-Covid-19 rekomanduar nga mjekët.
Mjeku Arjan Pushi, 56 vjeç, u nda nga jeta në 30 qershor, teksa po kurohej në terapi intensive në spitalin Infektiv në QSUT.
Ai punonte në pavionin e hematologjisë, ku dhe i infektuar me Covid-19.