
Presidenti Meta vizitoi të premten Derviçanin dhe krahinën e Dropullit. Ai kujtoi personalitete të njohura të minoritetit grek, të cilët kanë dhënë kontribut tepër të çmuar në shumë fusha, veçanërisht për sportin shqiptar.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Lefter Millo, legjenda e Ekipit Kombëtar ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë edhe si lojtar i “Luftëtarit” dhe “Partizanit”, duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe nderuar fanelat e ekipeve për të cilat ka luajtur.
Thjeshtësia dhe sjellja e kulturuar ishin tipare që e lartësojnë edhe më shumë emrin e tij si futbollist i madh.”