Presidenti Ilir Meta deklaroi se ngjarja e Divjakë mund të ishte parandaliar nëse do ishin hetuar 4 kallëzimet.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se qytetarët do të votojnë nesër kundër dhunës.
“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”
Reagimi i Metës erdhi pas dhunimit të një gruaje në Divjakë. Në media është publikuar një video nga montoi kur është dhunuar Bita, por nuk shihet qartë se çfarë ka ndodhur.
Bita ka sqaruar nga spitali se si ndodhi ngjarja. Ajo tha se po filmonte dhe më pas dikush i ka njoftuar se ajo po filmonte dhe 4 persona kanë ardhur me një makinë dhe e kanë sharë dhe dhunuar, në përpjekje për t’i marrë telefonin. Ajo tha se personi që e ka dhunuar është shefi i komisariatit.