
Presidenti Meta nuk do të dekretojë ndryshimet e një anshme të Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.
Këtë ai ia ka lajmëruar dhe Eurokomisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Në një postim në rrjetet sociale, pas takimit me eurokomisionerin, Meta shkruan:
“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.”
Meta shtoi se me këtë vendim po i jep mundësi kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë.
Ai theksoi se ka biseduar me eurokomisionerin për zgjedhjet e 25 prillit dhe se si ato do të jenë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.