Meta nuk do të dekretojë ndryshimet kushtetuese, paralajmëron shpërndarjen e kuvendit

Nga Exit News
Meta nuk do të dekretojë ndryshimet kushtetuese, paralajmëron shpërndarjen e kuvendit

Presidenti Meta ka deklaruar të enjten se nuk do të dekretojë ndryshimet kushtetuese që mund të miratojë kuvendi:

“U bëj thirrje të gjithëve për reflektim, do të ushtroj të drejtat e mia për të zhvlerësuar një akt të tillë të paprecedentë, nuk do të njihet nga presidenti’.

Mbetet e paqartë se çfarë ka nënkuptuar Presidenti Meta, pasi Kushtetuta e ndalon rikthimin në Kuvend të ligjit për ndryshimin e Kushtetutës. Neni 177 përcakton se Presidenti nuk mund të rikthejë për rishqyrtim ligjin për ndryshimin e Kushtetutës.

Duke kujtuar protestën e 2 marsit të organizuar prej tij, Meta la të kuptohej se dhe mund të shpërndajë parlamentin:

“Edhe populli aty ishte në 2 mars. Nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes.”

Meta tha se të gjitha ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me ‘dakordësi totale’ me 140 deputetë, dhe jo të njëashme. Të njëjtën gjë, sipas presidentit, e ka rekomanduar dhe Komisioni i Venecias.

Ai shtoi se nuk është kundër hapjes së listave apo heqjes së koalicioneve, specifikisht, por kundërshton parimin që po ndjek shumica socialiste: që kushtetuta mund të ndryshohet pa konsensus politik, pa pyetur qytetarët dhe pa respektuar Kushtetutën dhe parimet e shtetit ligjor:

“Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër, por ta vendosë populli. Kjo është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>