Meta: Numri i të infektuarve me Covid-19, më i lartë se në dhjetor

Nga Exit News
Meta: Numri i të infektuarve me Covid-19, më i lartë se në dhjetor

Presidenti Ilir Meta deklaroi se numri i të prekurve nga Covid-19 arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky është niveli më i lartë që pas javës së dytë të dhjetorit.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.”

Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë të hartojë një plan të qartë, për të përmirësuar kushtet në spitale dhe të rrisë masat mbrojtëse për mjekët.

“Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>