Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse nuk respekton marrëveshjen e 5 qershorit dhe tërheq mbrapsht ndryshimet e një anshme të Kodit Zgjedhor, në zgjedhjet e 25 prillit do të përplaset me ‘3 miliona shqiptarë të shkalluar’.
Duke përdorur fjalët e Ramës, i cili e ka quajtuar Metën president të shkalluar, Meta shkroi në Facebook:
“Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.”
Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se shumica socialiste do të hedhë poshtë dekretin e presidentit Meta për të mos miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.