Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar protesta për të rrëzuar ‘murin kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian’.
Përmes një postimi në Facebook, Meta foli me tone të ashpra për miratimin e njëasnëhm të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, një ditë më parë.
Ai paralajmëroi se populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes”.
“Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.”
Edhe të martën, përpara miratimit të ndryshimeve, Meta paralajmëroi protesta në të gjithë vendin nëse Kuvendi shkel marrëveshjen e 5 qershorit.