Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste në Nju Jork

Nga Exit News
Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste në Nju Jork

Presidenti Meta përkujtoi, të premten, viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork, Amerikë.

një postim në Facebook, Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të luftuar terrorizmin në krah të SHBA-ve:

“Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.”

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit, ku humbën jetën rreth 3 mijë qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>