
Presidenti Ilir Meta përshëndeti kërkesën e 42 europarlamentarëve për heqjen e vizave me BE-në.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Presidenti Meta, në një postim në Facebook.