Presidenti Meta ka përshëndetur pjesëmarrësit në maratonën e Rrugës së Arbrit, të cilët janë nisur nga Tirana në 25 korrik dhe kanë mbërritur sot në Dibër të Madhe.
Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan:
“Duke i falenderuar për fotot që sapo më dërguan u përcjell urimet e mia më të ngrohta e vëllazërore atletëve dhe në veçanti komunitetit të dashur të Dibrës së Madhe që i ka mikpritur sipas traditave të kombit tonë.”
Në nisje të maratonës, në 25 korrik, presidenti Meta e vlerësoi këtë maratonë si simbolin e qendrës e mbijetesës së shpirtit arbëror në mbrojtje të identitetit kombëtar.