Meta: PS e PD po krijojnë tension zgjedhor, fokusohuni tek pandemia e integrimi europian

Nga Exit News
Meta: PS e PD po krijojnë tension zgjedhor, fokusohuni tek pandemia e integrimi europian

Presidenti Meta kritikoi të enjten shumicën socialiste dhe opozitën se kanë nisur fushatën zgjedhore, kur në vend po rriten numrat e të infektuarve çdo ditë dhe kur ka probleme shumë më të rëndësishme për të zgjidhur.

një status në Facebook, Meta shkruan se partitë po krijojnë një tension artificial ‘sikur zgjedhjet do të jenë nesër’ ndërkohë që primare për liderët e vendit duhet të jenë Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve për integrimin në BE:

“Fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka as datë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet do jenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje së bashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik.

S’duhet humbur më asnjë minutë në përmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecim së bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi i kushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdo qytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën të gjithë përbetohen me fjalë dhe programe.’

Një ditë më parë, kryeministri Rama ka porositur kryebashkiakët që të dalin sa më shumë në terren për të takuar qytetarët, ndërsa kreu i PD-së Basha. javët e fundit, ka zhvilluar vizita në shumë qytete.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>