Meta quan atentat ndaj historisë prishjen e godinës së maternitetin ‘Nëna Geraldinë’

Nga Exit News
Meta quan atentat ndaj historisë prishjen e godinës së maternitetin ‘Nëna Geraldinë’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për prishjen e godinës së maternitetit ‘Nëna Geraldinë’ duke e konsideruar atë një atentat ndaj historisë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se prishja e këtij monunemti është gjenocid ndaj historisë së vendit. Ai shtoi se kjo qeveri e bashki kanë prishur më parë Teatrin Kombëtar, shtëpi me statusin e monumenteve të kulturës duke shkelur ligjin e Kushtetutën.

“Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.”, përfundoi Meta.

Godina e maternitetit “Nëna Geraldinë” është monument kulture i katëgorisë së dytë. Godina e maternitetit u ndërtua në vitin 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra”, me emrin “Shtëpisë së Nanës dhe Fëmis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia)”

Qeveria miratoi në 12 qershor 2020, vendimi për rindërtimin e godinës së maternitetit me fondet buxhetit të shtetit dhe të projektit të Bankës Botërore “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”.

Më 2 mars 2020, Rama njoftoi rindërtimin e plotë të godinës pas dëmtimeve të tërmetit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>