Meta quan hakmarrje primitive ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave ndaj futbollistëve të kombëtares

Nga Exit News
Meta quan hakmarrje primitive ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave ndaj futbollistëve të kombëtares

Presidenti Ilir Meta e konsideroi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave të futbollistëve të kombëtares si të paprecedentë dhe hakmarrje primitive.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan:

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.”

Ai tha se është e papranueshmë t’ju heqësh pasaportat futbollistëve shqiptarë të cilët na bëjnë krenar “ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.”

Meta tha se pas 25 prillit do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

“Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>