Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vizituan sot, më 5 maj, Varrezat e Dëshmorëve në Ditën e Dëshmorëve.
Duke ruajtur distancat fizike mes njëri-tjetrit, ata vendoson kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në këtë ceremoni nuk kishte të pranishëm zyrtarë të tjerë dhe qytetarë, siç ka çdo vit.
Më herët në mengjes, kurora me lule në nder të dëshmorëve vendosi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.