
Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e vdekjeve nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se plani i maasave të qeverisë ka dështuar.
“Në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor.
Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.”
Meta i bën thirrje qeverisë për të hartuar një plan konkret në mënyrë që të parandalojë humbjen e jetëve dhe të ndalojë pagesat ndaj PPP-ve.