Meta: SPAK të hetojë lidhjet e Ndranghetas me Ramën e Veliajn

Nga Exit News
Meta: SPAK të hetojë lidhjet e Ndranghetas me Ramën e Veliajn

Presidenti Ilir Meta deklaroi, të shtunën, se edhe në Shqipëri duhet të nisin hetimet për lidhjen e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e qeverisë Rama me grupin mafioz të ‘Ndrangheta-s.

Pyetur nga gazetarët nëse SPAK duhet të nisë hetimet për këto akuza, Meta u shpreh:

“Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona.”

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku u zbulua lidhja e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama për të fituar leje ndërtimi dhe tendera, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>