![ilir meta x Meta takim me shoqërinë civile: Qytetarët të votojnë me 25 prill](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/03/ilir-meta33-762x450-1.jpg)
Presidenti Ilir Meta zhvilloi të enjten takim online me përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar në çështjet zgjedhore.
Ai deklaroi se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e prillit për informimin e qytetarëve.
“Mendoj se duhet t‘i kushtojmë vëmendje më shumë informimit të zgjedhësve, edukimit të tyre, sqarimit e shmë elementeve konkretë, që kanë të bëjnë me informimin e votuesit dhe mënyrën si ai do të zgjedhë dhe padyshim që është e rëndësishme që t’i ndërgjegjësojmë qytetarët që në një sistem demokratik fuqia është vota e tij”, u shpreh Meta.
Meta tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do t’i japin fund tranzicionit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë me 25 prill.