
Presidenti Meta ka pritur të martën në presidencë Alvin Berishën, bashkë me babain e tij Afrimin.
Alvin Berisha është djali shqiptar i cili kishte mbetur brenda kampit Al Haël i luftëtarëve të ISIS në Siri.
Meta i quajti Alvinin dhe babain e tij ‘dy miq të veçantë’.
Rasti i djalit 11-vjeçar u bë i njohur pas denoncimit nga emisioni italian Le Iene. Djali po qendronte i vetëm në kamp, pasi e ëma kishte vdekur dhe babai nuk e dinte vendndodhjen e tij.
Në nëntor 2019, u arrit nxjerrja e Alvinit nga kampi falë bashkëpunimit të qeverisë dhe medias italiane.
Deri më tani, Alvini është i vetmi fëmijë i riatdhesuar nga kampet e luftëtarëve të ISIS-t.