
Presidenti Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të takohen të mërkurën në orën 11:00, për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor që kërkon të bëjë shumica socialiste.
Një ditë më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi me konsensus ndryshimet kushtetuese që bëjnë që në zgjedhjet e ardhshme, partitë të garojnë me lista pjesërisht të hapura dhe më vete, pa koalicione parazgjedhore.
Ndryshimet pritet të kalojnë në kuvend për miratim, ku duhen 94 vota.
Opozita jashtë parlamentit i ka kundërshtuar ndryshimet dhe i quan ato si shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit.