Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij.
Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.”
Arben Shehu u zgjodh në krye të KLSH-së, më 2 korrik. Miratimi i kandidaturës së Shehut zhbllokoi procesin për emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucion i cili që prej 2 vitesh ishte pa kryetar.
Shehu është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe është i specializuar në Krimin e Organizuar dhe Krimin Ekonomik.