Meta takon ministrin e Jashtëm zviceran Ignazi Cassis

Nga Exit News
Meta takon ministrin e Jashtëm zviceran Ignazi Cassis

Presidenti Ilir Meta takoi, të martën, Ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane, Ignazi Cassis.

Në një postim në Facebook, Meta shkroi se gjatë takimit i shprehu ministrit mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme, që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërisë, përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.

“Të dy vendet dhe popujt tanë kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumëdimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm.

Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë e shëndoshë dhe e qëndrueshme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat,” theksoi Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>