Meta: Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga Exit News
Meta: Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti Ilir Meta takoi të enjten homologun e tij slloven Borut Pahor. Në një konferencë për mediat, Meta e falenderoi atë për mbështetjen e e Sllovenisë ndaj vendit në rrugën e integrimit europian.

Meta tha se në takimin e tyre ata diskutuan mbi takimin e Brdo Brionit dhe mbi mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E sigurova presidentin Pahor për mbështetjen tonë, për samitin e BRDO BRIONIT. Së bashku shprehëm mbështetjen, për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne ndamë mendimin se e ardhmja e jonë është vetëm BE. Dua të shpreh angazhimin tonë për të bërë punë sa më të mira për t’u integruar në BE”, u shpreh Meta.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme