Meta thirrje qeverisë: Gjeni zgjidhje për situatën në Kakavijë

Nga Exit News
Meta thirrje qeverisë: Gjeni zgjidhje për situatën në Kakavijë

Presidenti Meta i ka kërkuar qeverisë dhe ministrisë së Jashtme që të ndërhyjnë për tek pala greke për të shtuar stafin mjekësor dhe policët doganorë në pikën kufitare të Kakavijës.

Përmes një postimi në Facebook ku postoi dhe pamje filmike nga situata e tensionuar e emigrantëve të bllokuar prej 3 ditësh në kufi, Meta shkruan:

“I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”

Edhe qytetarët e bllokuar i kanë bërë thirrje Ramës të komunikojë me qeverinë greke për të gjetur zgjidhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>