Presidenti Ilir Meta i kërkoi qeverisë të mbështësë financiarisht mjekët e infermierët.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se rritja e viktimave të Covid-19 nga rradhët e mjekëve kërkon marrje të masave mbështetëse.
“Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.
Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.
Koha për të vepruar nuk pret më.”