Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.
Në një postim në Facebook, Meta rendit kategoritë të cilët duhet të testohen të parët si më poshtë:
- Personeli mjekësor
- Mësuesit
- Të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit social (azil)
- Qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese
Meta shprehet se “Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.”