
Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike mesditën e sotme për shkak të një avarie në linjën 110kV Farkë – Ibë.
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook, se janë marrë masat për normalizimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.
Sipas MIE, rreth orës 14:00 kanë marrë energji të gjitha fiderat e Nënstacioneve Traktora dhe pjesa e fiderave të Farkës.
Aktualisht situata në Tiranë është e stabilizuar.