Mijëra besimtarë kaluan natën e 12-13 qershorit në kishën e Shna Ndout në Laç. Pelegrinazhi nisi të premten, 12 qershor, më pas besimtarët kaluan natën pranë kishës, për tu kthyer sërish mbrapsht të shtunën, 13 qershor.
Këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid-19, është vënë re pjesëmarrëje më e ulët e besimtarëve.
Kryeministri Rama uroi besimtarët për një jetë më të begatë dhe të mbarë.
Edhe presidenti Meta iu bashkua lutjeve të besimtarëve për mbarësi dhe lumturi.
Pelegrinazhi në kishën e Shna Ndout bëhet përgjatë 13 javëve dhe përfundon në 12-13 qershor. Zakonisht besimtarët përpiqen të shkojnë tek kisha të paktën 3 herë brenda 13 javëve.