Mijëra izraelitë protestua përsëri, të shtunën, në Jeruzalem, për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili po gjykohet për korrupsion dhe akuza për keqmenaxhimin e krizës së koronavirusit, raportoi Associated Press.
Koalicioni qeverisës i Netanyahut mbijetoi përkohësisht nga prishja këtë javë pas një marrëveshje me kryeministrin alternativ Benny Gantz, rivali i tij dhe partneri kryesor i koalicionit, për të shtyrë votimin e buxhetit deri në dhjetor.
Nëse të dy partnerët e koalicionit do të kishin arritur dakordësi për miratimin e buxhetit, qeveria do të kishte rënë dhe Izraeli do të kishte shkuar në zgjedhjet e katërta, në më pak se dy vjet.
Kriza e koronavirusit po nxit protestat.
Pasi kontrolloi virusin në fazat e tij të para në pranverë, Izraeli nxitoi për të rihapur ekonominë në maj, duke çuar në një rritje të infeksioneve. Rastet e konfirmuara tejkalojnë 113,000 dhe numri i të vdekurve po i afrohet 1,000.
Pronarët e bizneseve dhe sipërmarrësit më të vegjël të cilët u goditën rëndë nga masat e bllokimit morën pjesë në protestat kundër Netanyahu, pasi shkalla e papunësisë po kalon mbi 20%.