
Mijëra tifozë po bëjnë nderimet e tyre të fundit ndaj legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona në pallatin presidencial në Buenos Aires.
Maradona, një hero e simbol kombëtar i Argjentinës, vdiq pas një ataku kardiat të mërkurën, 25 nëntor, në moshën 60 vjeç.
Qindra fanella e tufa lulesh u lanë nga tifozët e tij mbi arkivolin e vendosur në pallatin presidencial Casa Rosada.
Të paktën një milion njerëz pritet të vizitojnë arkivolin e tij për homazhe.
Qeveria ka marrë masat për formuar kordonë dhe ndarëse në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e Covid-19.
Argjentina ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të futbollisit legjendar.
