Mimi Kodheli pranon se ka votuar gabimisht kundër ndryshimeve në qeveri

Nga Exit News
Mimi Kodheli pranon se ka votuar gabimisht kundër ndryshimeve në qeveri

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli është shprehur se ka votuar sot kundër ndryshimeve në qeveri pasi nuk kishte vendosur syzet dhe kishte bërë një lapsus.

 “Ka qenë në një lapsus, jam në një moshë që kam nevojë për syze, dhe në atë moment nuk i kam pasur syzet ndaj ndodhi ky lapsus. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morën. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli në një prononcim në emisionin “Open”.

Në seancën e sotme parlamentare, u votua emërimi i Blendi Çuçit, Minister i Brendshëm dhe Milva Ikonomit, Ministër Bujqësie.

Në pasqyrën e votimit për këto çështje ish-ministrja e Brendshme duket se ka votuar kundër.

Por kjo siç thotë edhe ajo ka qenë një lapsus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>