Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Izraelit zhvillojnë bisedë telefonike

Nga Exit News
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Izraelit zhvillojnë bisedë telefonike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar të enjten me homologun e saj izraelit, Gabriel Ashkenazi. Në një postim në Facebook, ajo e quajti një bisedë historike në marrëdhëniet Kosovë-Izrael.

“Së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, shkroi Haradinaj-Stublla.

Të njëjtin qendrim shprehu edhe homologu i saj në Izrael. Në një postim në Facebook ai shkroi se Kosova do të dërgojë një delegacion në Izrael për të vënë në lëvizje procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kosova ra dakord të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, në marrëveshjen e dakordësuar me presidentit Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>