Në seancën e sotme parlamentare, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka fyer deputeten e PD-së Albina Deda, duke iu drejtuar: “Je kafshë”. Pas kësaj sharje, opozita u largua nga salla e Kuvendit dhe seanca u ndërpre.
Gjatë seancës, opozita akuzoi Ministrin Beqaj për korrupsion të cilat çuan në replika të ashpra nga të dy palët.
Pak minuta më pas, Beqaj i ka kërkuar ndjesë publike deputetes demokrate Albina Deda.
Banaliteti në debatet mes deputeteve në seancën e parlamentit është kthyer në normalitet. Çdo të enjte në sallën e Kuvendit lëshohen akuza e fyerje mes deputetevë të mazhorancës dhe opozitës.