Ministri Çuçi inspekton Urën e Mifolit: Situata është stabilizuar

Nga Exit News
Ministri Çuçi inspekton Urën e Mifolit: Situata është stabilizuar

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitoi të dielën Vlorën, ku inspektoi Urën e Mifolit, një prej pikave më problematike sa i përket përmbytjeve.

Çuçi tha se niveli i prurjeve të Vjosës gjatë orëve të fundit është ulur me rreth 2 metra dhe se kjo bën që situata të paraqitet e stabilizuar.

Ministri tha se stabilizimi i situatës ka ardhur, pasi janë bërë ndërhyrje në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës.

Gjatë inspektimit ai deklaroi se policia është në gatishmëri për të ndëhyrë:

“Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”.

Përmbytjet si pasojë e motit të keq kanë prekur gjithë vendin dhe kanë sjellë dëmtime në disa qytete.

Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>