Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit do të nisë me institucionet shkollore dhe shëndetësore.
Njoftimin e bëri ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Ishëm të Durrësit.
Duke vizituar një prej shkollave të dëmtuara të zonës, Zoti Çuçi u shpreh:
“Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë.
Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt.
Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore.”