Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth u shpreh se është i lumtur për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe se Gjermania do ta ketë në qendër të axhendës si kryesuese e Këshillit Europian.
Në një intervistë për Deutche Welle, Roth u shpreh se Ballkani Perëndimor do të ketë stabilitet vetëm nëse BE angazhohet.
“Jam i lumtur që është tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin special Lajçak.Ballkani Perëndimor nuk është ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Evropian, por është oborri ynë i brendshëm dhe u shërben interesave tona.Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të ri në Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhe stabilitet vetëm nëse Bashkimi Evropian merr përsipër më shumë përgjegjësi.”
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Turqi, Michael Roth pohoi se Turqia ka bërë hapa prapa në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.