Ministri gjerman për Europën Michael Roth ka shprehur shqetësimin se nëse Bashkimi Europian lë vakuume në vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë forca të tjera, që nuk ndajnë vlerat demokratike të BE-së, mund të afrohen.
Në një intervistë për Handelsblatt, Roth u shpreh:
“Kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pikëpyetje nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë.”
Ministri shprehu zhgënjim për mungesën kontrete të progresit në lidhje me integrimin e vendeve të BP-së gjatë presidencën gjermane të BE-së.
Roth theksoi se hezitimi i BE-së mund të interpretohet si dobësi nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera demokratike si Kina, Rusia e Turqia.
“BE patjetër të jetë më e pranishme në perceptimin emotiv të popullit. Jo që të mund të përgëzojmë veten duke i rrahur super. Paqja, bashkëpunimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë me rëndësi strategjike për mbarë Evropën”, u shpreh ai.