Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth deklaroi se do të punojnë për të zhvilluar konferencën e ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së përpara pushimeve të ardhshme të Komisionit Evropian.
Në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, më 17 nentor, pyetjes së gazetares së Abc News, Erisa Zyka për ecurinë e Shqipërisë, Roth ju përgjigjë se Shqipëria duhet të plotësojë dy kushte dhe të gjitha vendet shprehën mbështetjen e tyre përveç Bullgarisë.
Për Shqipërinë, tha Roth ka ende dy kushte: reforma zgjedhore dhe formimi i Gjykatës së Lartë. Në lidhje me reformën zgjedhore, Roth pohoi se në Shqipëri ka mosdakortësi mes partive politike dhe duket e vështirë për të arritur një marrëveshje.
Përgjigjia e plotë e Ministrit:
Erisa Zyka:
Ministër Roth së pari, shihni ju ndonjë mundësi që të miratohet kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës suaj? Dhe së dyti, njësoj e rëndësishme, për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë ju thatë se ka disa kushte për tu përmbushur nga vendi dhe a mendoni ju se presidenca gjermane do të ketë sukses të kthejë vlerësimin e disa vendeve në përputhje me atë të Komisionit Evropian? Si do të reflektohet kjo?
Ministri gjerman Roth:
“Unë ndjeva se takimi i sotëm na lejojë të arrijmë një përfundimin, një përfundim të suksesshëm, në fund të presidencës sonë, çfarë do të thotë miratimi i kuadrit negociues dhe hapja e konferencës së parë. Me të drejtë, ju ju referuat Shqipërisë, dhe ju thatë se ka ende dy pika, dy çështje dhe pjesa e përfundimeve të Këshillit në prill.
Së pari, Gjykata Kushtetuese duhet të nisë punën, dhe së dyti zbatimi i ligjit të ri zgjedhor. Sidoqoftë, arsyet për optimizëm, se kjo do të ndodhë shpejt, janë një çështje e vështirë.
Gjykata e Kushtetuese ka të bëjë me procesin e vetingut, më shumë gjyqtarë dhe më shumë prokurorë nevojiten për të zëvendësuar ata, të cilët largohen nga detyra, në një vend të vogël, dhe kjo do të kërkojë kohë.
Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike, kjo është e vërtet për shumë vende. Është e vështirë të arrihet një konsensus mbi ligjin zgjedhor, por Shqipëria është në rrugën e duhur.
Nëse ne do të arrijmë një përfundim të suksesshëm në fund të vitit është diçka që unë nuk mund ta them ende.
Të gjitha delegacionet sot shprehën mbështetjen e tyre për një përfundim të suksesshëm për kuadrin negociues, me një përjashtim, Bullgaria.
Javën e kaluar presidenca gjermane u përpoq të sjellë pranë, por ende nuk kemi mundur të bindim Bullgarinë për kuadrin negociues.
Por ditët dhe javët e ardhshme ne do të përpiqemi të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ne po punojmë për ti bërë të gjithë bashkë. Por mesazhi i ministrave të jashtëm ishte më shumë se i qartë”.
Pyetjes së gazetares së Maqedonis së Veriut, për specifikim periudhës se kur do të kemi një përgjigje. Roth ju përgjigjë se:
“Unë jam i kenaqur që të dyja palët po vazhdojnë të flasin. Ne do t’i mbështesim. Në nivele të larta Presidentja dhe Komisioneri po ndihmojnë. Ne do të përpiqemi të ndërtojmë ura”.