Ministri gjerman Roth: Gabim serioz dështimi i miratimit të kornizës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Ministri gjerman Roth: Gabim serioz dështimi i miratimit të kornizës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i shtetit gjerman për Europën, Michael Roth e ka konsideruar “gabim serioz” dështimin e miratimit të kornizës negociuse me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë fjalës së tij Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, Roth se mosdakortësia për kornizën dëmton stabilitetin në Ballkan dhe sigurinë në Europë.

Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, poashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që poashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”

Një ditë më parë, zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga axhenda së samitit që do të mblidhet në Bruksel sot me 8 dhjetor.

Më 3 dhjetor, ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian deklaruan se Shqipëria nuk është ende gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vëna në mars 2020, sipas raportimit nga Brukseli të Euronews-it

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>