
“Nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar.”
Kështu deklaroi në një intervistë për Deutsche Wellen, ministri gjerman për Europën, Michael Roth kur u pyet për prespektivën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
“Ne nuk duam që të mos vijnë të rinjtë tek ne. Ne duam që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vend të përhershëm në BE. ne duam që të rinjtë të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre, e të mos largohen nga vendet e tyre nga halli,” vazhdoi më tej ministri.
Roth përmendi disa nga arsyet që vetë të rinjtë ka përmendur si motiv për tu larguar nga vendi:
“Shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor thonë se mungesa e shanseve për shkak të institucioneve të korruptuara, klima e mostolerancës dhe mangësitë në sundimin e së drejtës janë shkaku për emigracionin.
Përparimi i qartë në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të motivonin shumë prej të rinjve të ndërtonim një të ardhme në vendin e tyre.”
Ai tha se për të rritur prespektivën e vendeve të BP-së, BE-ja, por edhe Gjermania më vete janë angazhuar për të investuar dhe ndihmuar në zhvillimin e këtij rajoni:
“Në pranverë, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në Zagreb, ne vumë në dispozicion 3,3 miliardë për të luftuar COVID-in dhe pasojat e pandemisë në Ballkanin Perëndimor.
Komisioni i BE-së paraqiti në fillim të tetorit një paketë ekonomike dhe investimesh me vlerë 9 miliardë euro, e cila ka për qëllim modernizimin e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor.”
Lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Roth u shpreh se BE pret reforma reale nga vendet:
“Politika e zgjerimit të Komisionit të BE-së është shumë e qartë: shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të rrepta.
Kjo do të thotë që BE-ja është e gatshme ta fusë rajonin në gjirin e saj dhe është e mbështet këtë rrugëtim me ide, projekte, ekspertiza dhe shumë para. Por në këmbim ne presim reforma reale.”