Ministri i Jashtëm grek pritet të nisë të martën, në orën 11:00, takimet zyrtare në Tiranë me zëvendësministrin e Jashtëm Gent Cakaj, e më pas me kryeministrin Rama.
Tema kryesore e bisedës pritet të jetë marrëveshja e detit dhe zona ekonomike ekskluzive midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka paralajmëruar se do të organizojë proteste përpara Ministrisë së Jashtme.
Sipas njoftimit për protestën, PDIU i bën thirrje qeverisë që në takimet me zyrtarët greke të diskutojë për çështje që shqetësojnë qytetarë shqiptarë, dhe jo të lejojë të çohet përpara axhenda greke.
PDIU kërkon diskutime për çështjen çame dhe heqjen e ligjit të luftës.PDIU thekson se qeveria shqiptare duhet të marrë parasysh axhendën e BE-së, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:zgjidhjen çështjes came, heqjen e ligjit të luftës dhe marrëveshjen e detit.