Pak ditë pas vizitës në Tiranë, Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus deklaroi se:
“Grupet kriminale të lidhura më Shqipërinë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në Holandë. […] Ne po ndihmojmë Shqipërinë për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Ne bashkëpunojmë në fushën e drejtësisë dhe policisë duke ndarë njohuritë dhe informacionet tona me palën shqipëtarë. Por ka vend për përmirësim. I kërkova atyre [homologëve shqiptarë] që ta trajtojnë këtë çështje. Kjo do të ndihmojë luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe Hollandë.”
Në një intervistë me një gazetë lokale, Ministri Grapperhaus theksoi se krimi shqiptar është i kudogjendur dhe problematik në Holandë:
“Në trafikun e kokainës, ata janë të përfshirë në të gjithë rrjetin, në çdo hap, nga Amerika e Jugut deri në trasportimin në portin e Rotterdamit.”
Ditë e fundit, tre deputetë holandezë – Madeleine van Toorenburg (CDA, PartiaKristian Demokrate), Jasper van Dijk (Partia Socialiste) dhe Sietse Fritsma (PVV, Partia e Lirisë), në një intervistë në gazetën “De Telegraaf” u shprehën pro idesë që Holanda të fillojë proceduat për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë. Kjo ide është sugjeruar më parë nga Kristian Demokratët dhe Liberalët, si dhe nga forcat e policisë dhe prokuroria holandeze. Raporti për pezullimin e vizave i vitit 2017 nuk përmbante ndonjë arsye specifike për të rivendosur vizat për shtetasit shqiptarë, por vuri në dukje rritjen e krimit shqiptar si faktor shqetësues për Holandën.
Në një përgjigje në median A2, zëvendësministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj minimizoi shqetësimet e deputetëve holandezë, duke thënë se ata përfaqësojnë të djathtën dhe të majtën ekstreme dhe se po përdorin çështjen e krimit shqiptar për qëllime zgjedhore e partiake.
Megjithatë deputetja Van Toorenburg, përfaqëson një nga partitë që është aktualisht pjesë e koalicionit qeverisës. Parlamenti holandez është një nga zërat më skeptikë të BE-së lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE dhe në vitin 2018 vendosi që qeveria holandeze që të votojë kundër pranimit të Shqipërisë në BE.
Zëvendësministri Xhafaj gjithashtu denoncoi “mitin e krimit shqiptar”, një shprehje tashmë shumë e përdorur nga qeveria Rama. Dy vjet më parë, ambasadorja shqiptar në Holandë Adia Sakiqi deklaroi se Holanda duhet së pari të merret me marihuanën dhe prostitucionin e legalizuar përpara se të flaës për krimin shqiptar.