Ministri i Brendshëm gjerman kërkon pezullimin e Shengenit

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon pezullimin e Shengenit

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer ka kërkuar sot pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, si masë për uljen e numrit të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Marrëveshja e Shengenit lejon lëvizjen e lirë të njerëzve brenda vendeve të BE-së.

I sapoemëruar si ministër, Horst Seehofer kreu i Bashkimit Konservator Bavarez (CSU), ka shpjeguar se Gjermania duhet të ketë një plan dhe qendrim të ri për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Për këtë Ministri Seehofer u shpreh:

“Kontrollet e kufirit të brendshëm [midis shteteve anëtare të BE] duhet të rivendosen për aq kohë sa BE nuk arrin të kontrollojë në mënyrë efektive kufirin e jashtëm.”

Ministri po ashtu bëri thirrje për më shumë kontrolle kufitare nga secili shtet. Sipas tij, BE po dështon në kontrollin e kufijve të jashtme, ndaj Gjermania duhet të shqyrtojë nëse dhe ajo do të rrisë kontrollet në kufijtë e saj të brendshëm.

Ri-vendosja e kontrolleve kufitare është një e drejtë ekskluzive që i takon shteteve anëtare të BE-së.

Në shtator 2015 Gjermania vendosi kontrolle kufitare “të përkohshme” të brendshme në kufi me Austrinë dhe në fluturimet nga Greqia, për shkak të numrit të lartë të refugjatëve dhe azilkërkuesve që vinin nga këto drejtime.

Kohët e fundit BE i ka kërkuar vendeve që rivendosën kuijtë e përkohshëm, -Gjermanisë, Austrisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë,- që t’i heqin ato.

Pavarësisht kërkesës së BE-së, Ministri Seehofer duket i vendosur të vazhdojë planin e tij për hartimin sa më të shpejtë të një strategjie për uljen e numrit të refugjatët dhe azilkërkuesve në Gjermani.

Deklaratat e forta të Horst Seehover nuk janë pritur mirë nga kancelarja Angela Merkel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>