Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Besian Mustafa është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa njoftoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është vetëkarantinuar në shtëpi.
Ai i bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat pasi koronavirusi është ndoshta armiku më i rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.