Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar sot kantierin e ndërtimit të shtëpive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Golem.
Në një komunikim për mediat, Ahmetaj pohoi se puna po vijon me intensitet duke theksuar e shtëpitë do të jenë gati para vitit të ri.
“Deri në fund të këtij viti, një pjesë e familjeve që kanë humbur shtëpisë në 26 nëntor, do të futen në shtëpitë e tyre. Do të festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. Po vijojmë me shkollat. Me pallatet, do të hapim themelet në fund të shtatorit ose në tetor. Maxhoranca fokusohet tek rindërtimi, nuk është kusht, por ditë pune”
Ahmetaj pohoi gjithashtu se puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës.