Ministri në detyrë Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj kritikoi të mërkurën qeveritë e kaluara duke thënë se nuk e kanë patur prioritet shëndetësinë.
Ai ndahu mirënjohje për personelin shëndetësor për ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Ai përmendi edhe punët që ka bërë gjatë këtij mandati qeveria në fushën e shëndetësisë.
Zemaj tha se si ministër ai ka bërë shumë për të siguruar e rritur kapacitetet, furnizimin dhe kushtet për stafin shëndetësor.