
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se pavarësisht situatës të krijuar nga pandemia, Shqipëria ja doli të ishte destinacion turistik.
Në një takim me operatorët Turistik të Vlorës, Klosi u shpreh:
“Pavarësisht sezonit të vështirë turistik, ne ia dolëm të ishim një destinacion i hapur. Erdhën çartera me turistë, gjë e cila nuk ishte në asnjë vend të Europës.”
Klosi shtoi se turizmi i dha “energji ekonomisë shqiptare.”